Edhe një tjetër politikan nga Kosova pajiset me nënshtetësi shqiptare

Pas Kadri Veselit, Valdrin Llukës e Mërgim Lushtakut, edhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes për Bashkim, Kushtrim Sheremeti, është pajisur me nënshtetësi shqiptare.

Sheremeti, i cili është aktor me profesion, është bërë shtetas i Shqipërisë me dekretin e lëshuar nga Zyra e Presidentit të Shqipërisë më 29 janar, raporton Insajderi.

Insajderi ka raportuar muajin e kaluar se me nënshtetësi shqiptare janë pajisur edhe politikanë të tjerë kosovarë.

Në mesin e politikanëve që janë dekretuar si nënshtetas të Shqipërisë nga presidenti Ilir Meta, është edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. /Insajderi.com