Projektligji për Dialogun kalon në Komision

Projektligji për Dialogun kalon në Komision

Me gjashtë vota (6) pro dhe tri (3) vota kundër Komisioni për Punë të Jashtme ka votuar projektligjin për Dialogun.

Komisioni për Punë të Jashtme, është mbledhur në një mbledhje urgjente ku kanë trajtuar Projektligjin për Dialogun.

Ky veprim është bërë me inicimin e nënkryetares së komisionit, Time Kadrijaj e cila ka mbledhur gjashtë nënshkrime të deputetëve.

E projektligji ka arritur të kalojë pasi ka marrë 6 vota pro dhe 3 kundër, raporton Gazeta Express.

Ky dokument do të dërgohet në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës, në lexim të parë.