Veseli godet sërish Haradinajn për raportet me ShBA-të

Veseli godet sërish Haradinajn për raportet me ShBA-të

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se “interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) është edhe i Kosovës”, teksa ka shpeshtuar goditjet ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka kushtëzuar SHBA-të dhe BE-të me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Veseli ka deklaruar se Kosova dhe Amerika duhet të kenë raporte të afërta me njëra-tjetrën.

“Interesi i ShBA-ve është edhe i Kosovës. Ku është Kosova është Amerika, ku është Amerika është edhe Kosova”, u shpreh Veseli.

Përderisa në fillim të muajit dhjetor thoshte se ai nuk heqë dorë nga ky vendim “veç le të qëndrojë Ramushi për taksën”, tash Veseli po kërkon pezullimin e taksës. Madje ai thotë se e lë në baltë këdo që i prish marrëdhëniet me Amerikën. /Insajderi.com