Përfundon takimi misterioz prej më shumë se 2 orësh, mes liderëve të koalicionit qeverisës

Përfundon takimi misterioz prej më shumë se 2 orësh, mes liderëve të koalicionit qeverisës

Ka përfunduar takimi mes liderëve të koalicionit PANA, mirëpo asnjëri nga ata nuk janë deklaruar për media, shkruan Insajderi.

Takimi i thirrur nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zgjatur më shumë se 2 orë, arsyeja takimit ka pasur të bëjë me zhvillimet e fundit në vend, konkretisht për qëndrimet e ndryshme karshi taksës prej 100% ndaj mallrave nga Serbia e Bosnje Hercegovina.

Përderisa kryeparlamentari dhe njëherit kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ishte insistues që taksa të qëndroj, tani ai ka ndërruar mendje duke kërkuar pezullim të saj prej 120 ditësh, ndryshe nga Veseli, kryeministri Haradinaj nuk po zmbrapset nga vendimi i tij për taksën duke thënë se duhet të qëndroj dhe të jetë mjet i negocimit me Serbinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershëm të taksës, në të kundërtën sipas tyre do të ketë pasoja. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, kryeministri Haradinaj një ditë më parë në konferencën për media, pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se”nuk ka dert edhe nëse prishemi me Amerikën për taksën”.

VIDEO:

“Nëse njëra nga kushtet që kam nxjerr unë më prish me dikë, nuk ka dert. Du me ndejt mirë me të drejtën tem. Nëse dikush ka problem me ato kërkesa, atëherë jemi të prishtë. Nëse mujnë pa marrëveshje, mujmë edhe na. 2020-ta po vjen, Serbia ka me hy në BE. Nuk e di pse ne duhet me dhënë nga vetja në këto rrethana. Kushdo që ka problem, si i brendshëm si i jashtëm me këto kërkesa, del kundër të drejtës tonë. Ne nuk kemi mirëkuptim me dikë që ka probleme me këto kërkesa. I bjen tërheqje e njohjes. Unë nuk besoj që SHBA ka probleme me këto kushte, por kushdo që ka, atëherë dihet në çfarë marrëdhëniesh futemi”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media./Insajderi.com