Mbrëmë në rrugën Xhevdet Hoti në Pejë është gjetur personi që u raportua i zhdukur. Ai është dorëzuar në stacionin policor në Pejë dhe ka pranuar se gja" />

Veprimet dramatike të pejanit të zhdukur – gjendet dhe deklaron se ka kryer disa vjedhje

Mbrëmë në rrugën Xhevdet Hoti në Pejë është gjetur personi që u raportua i zhdukur.

Ai është dorëzuar në stacionin policor në Pejë dhe ka pranuar se gjatë kohës sa ka qenë në kërkim si i zhdukur, ka kryer disa vjedhje.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njofton Policia.

Njoftimi i plotë:

Rr. “Xhevdet Hoti”, Pejë  19.01.2019-20:00. Në lidhje me rastin raportohet se me 30.01.2019 është paraqitur në stacion policor personi i raportuar si i zhdukur mashkull K/Egjiptian . Gjatë intervistimit i njëjti ka deklaruar që së bashku me një person tjetër, gjatë kohës sa ka qenë i raportuar si i zhdukur,  ka kryer disa vepra penale të vjedhjeve në lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.