Pas takimit me ambasadorin Kosnett, kryeministri tregon qëndrimin për taksën

Pas takimit me ambasadorin Kosnett, kryeministri tregon qëndrimin për taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa prej 100 për qind që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë nuk duhet të ndërlidhet me dialogun.

Në një prononcim për media, kryeministri Haradinaj ka thënë se ambasadori amerikan Philip Kosnett i ka kërkuar atij që ta përkrah dialogun me Serbinë, në një takim që i pari i ekzekutivit pati me të dhe liderët e tjerë shtetërorë – përfshirë presidentin Hashim Thaçi.

“Na kërkohet edhe prej ambasadorit amerikan që t’i japim shancë dialogut. Por, nuk e kuptoj pse ndërlidhet heqja e taksës me dialogun. Unë jam për dialogun, por vendosja e taksës është vendim sovran i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Unë them kështu: tavolina e hjek taksën po nuk po du me i ndërlidh temat”, ka thënë kryeministri Haradinaj. /Insajderi.com