Rama konfirmon telefonatën me Bolton – tregon çfarë biseduan

Rama konfirmon telefonatën me Bolton – tregon çfarë biseduan

Siç edhe paralajmëroi gjatë seancës plenare të ditës, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri shqiptar, Edi Rama njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e Presidentit amerikan Donald Trump, ku është folur edhe për çështjen më të nxehtë të rajonit, diskutimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik”, njoftoi Rama përmes rrjetit social Twitter.

Kryeministri gjithashtu tregoi se kishte marrë falënderimet e këshilltarit Bolton: “Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konsekuente të Shqipërisë”.