Gruevski përmendet si organizator i hyrjes me dhunë në parlamentin e Maqedonisë

Në gjykimin për hyrje me dhunë në parlamentin e Maqedonisë, ish kryeministri maqedonas Nikola Gruevski për herë të parë është përmendur si organizator të kësaj ngjarjeje të dhunshme.

Gruevski përmendet si organizator i hyrjes me dhunë në parlamentin e Maqedonisë

Se Gruevski ishte organizator i hyrjes së dhunshme në parlament ka thënë prokurorja për krim të organizuar Vilma Ruskoska, duke u thirrur në dëshminë e dëshmitarët të mbrojtur S1 i cili dëgjim ishte i mbyllur për publik.

“Pres që në afat sa më të shkurtër të merret urdhri mbi hetimet për organizatorët e hyrjes së dhunshme në parlament më 27 prill”, i ka thënë prokurorja Ruskoska gazetarëve.

Në fjalën përfundimtare në gjykimin e pjesëmarrësve të hyrjes në parlament, të cilët janë akuzuar për cenim të rendit kushtetues, Ruskoska ka kërkuar që të gjithë 17 persona, të cilën nuk janë të përfshirë në amnisti, të dënohen.

Për këtë vepër është i paraparë dënimi me burg së paku prej 10 vjetëve, ndërsa kah fundi i vitit të kaluar gjysma e 34 të akuzuarve janë amnistuar në kuadër të ashtuquajturit “proces i pajtimit” të cilin e ka iniciuar në parlamentin maqedonas kryeministri Zoran Zaev.

Në seancën e ardhshme, e cila është caktuar për 4 shkurt, fjalën përfundimtare do ta japin të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre./Insajderi.com.