A po e mashtron Hashim Thaçi publikun me rrëfimin për përzënien nga zyra të Bildt?

A po e mashtron Hashim Thaçi publikun me rrëfimin për përzënien nga zyra të Bildt?

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dhënë një rrëfim interesant dhe të padëgjuar lidhur me një takim të tij me bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Carl Bildt.

Thaçi po thotë se ai e kishte përzënë nga zyra e tij, zyrtarin e lartë të BE-së. Sipas tij shkaktare kishin qenë fjalët që Bildt i kishte thënë presidentit se Mitrovica do të ndahet dhe se ajo pjesë është e humbur.

“Carl Bildt vetë ka ardhur tek unë dhe ka thënë ajo pjesë duhet me u nda.  Unë jam president dhe e them publikisht se ka ardhur në zyre time dhe ka thënë se ajo pjesë është e humbur për Kosovën, i kam thënë se me mu nuk mund të diskutosh gjëra të tilla dhe tung”, ka deklaruar ai sonte në tpz.al

Por fjalë krejt të tjera kishte Thaçi kur ishte takuar me Bildtin. Ai në Facebook thoshte se me Bildtin u pajtuan për perspektiven evropiane të Kosovës. Atherë Thaçi nuk përmendte asnjë përzënie

“Me bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Carl Bildt, u pajtuam që viti 2018 është një mundësi për rajonin që të forcojë perspektivën evropiane”.

“Në këto momente të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, BE-ja duhet të tregojë lidershpi dhe të mos humbasim këtë mundësi për të siguruar një të ardhme evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, shkruante Thaçi./Insajderi.com

Thaçi rrëfen takimin me Carl Bildt: Më erdhi në zyrë për ndarjen e Kosovës, e përzura

Thaçi rrëfen takimin me Carl Bildt: Më erdhi në zyrë për ndarjen e Kosovës, e përzura

Posted by Të Paekspozuarit – TPZ.AL on Thursday, 31 January 2019