
Dardan Molliqaj i është kthyer edhe njëherë deklaratave të tij lidhur me të kaluarën e Glauk Konjufcës në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK). Sipas pretendimeve të Molliqajt, Konjufca dhe askush tjetër e VV-së nuk e ka mohuar një gjë të tillë për shkak se sipas tij është e vërtetë.
Ai fillimisht ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit i cili kishte thënë se Konjufca e kishte mundur në debat Molliqajn. Deputeti i PSD-së kishte një sqarim për të.
“Po unë e kam pranuar që ka fituar atë debat në Kuvendin e Kosovës. Është mirë me e pranua njeriu kur fiton dhe kur humb”.
“Për mua Glauku ka pasur një shpërfaqje totale që nuk e kam asnjëherë ashtu. Njëra që kisha opsion me e bë ishte ajo që e bëra, tjetra me u çu dhe tjetra me ja thënë ato çfarë ai ka bë, por nuk e pash situatën e volitshme për shkak partneritetit kemi pas”, ka deklaruar Molliqaj në Debat Plus.
Molliqaj ka thënë se deklaratat e tij në Kuvend për SHIK-un dhe për Devollët askush nuk e mohojë nga VV për shkak se sipas tij një gjë e tillë është e vërtetë.
“Kur e thash të vërtetën në kuvend, edhe për SHIK-un edhe për Devollt dhe askush nuk e mohojë. Them të bëjmë debat politik siç bëmë deri tani këtu edhe në Kuvendin e Kosovës dhe me partitë e tjera”.
“Ditën që Glauk Konjufca deklaron se nuk kishte qenë në SHIK, ne do flasim. Albin Kurti kishte deklaruar, por ja çfarë doli. Çdo gjë që kanë le ta thonë në Kuvend”, tha ai.
Deputeti i PSD-së tha se për angazhimin e Konjufcës në SHIK kishte qenë në dijeni 10 ditë para se të dalë nga VV-ja. Sipas tij Konjufca ia kishte pranuar të deputetit Salihu të vërtetën për SHIK.
“Për Glaukun e kam ditur 10 ditë para se me dalë prej VV-së. Glauk Konjufca në ditën që ia kam thënë në Kuvend ia ka pranuar Salih Salihut dhe i ka thënë po”.
“ Për punën që e ka bë në SHIK e kam një problem që nuk ka kallëzua dhe më pas akuzon njerëzit se kanë punuar aty, ndërsa ai ka punuar me Kadri Veselin. 1 vjet thotë Kadria, Ç’Kadria e më pas del ka punua me të. Kurrë asnjë vjet s’kam punua me Kadrin”, ka deklaruar Molliqaj./Insjajderi.com