Enver Hoxhaj takohet me shoferin e kancelarit të Austrisë, gënjen së është asistent i besueshëm

Enver Hoxhaj takohet me shoferin e kancelarit të Austrisë, gënjen së është asistent i besueshëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur ditë më parë mjaftë krenarë me takimin që ka pasur me Arben Suhogerllaj. Ai Suhogerllajn e ka paraqitur si asistent të besueshëm të kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurtz.

Por një kërkim i thjesht lidhur me angazhimin e Suhogerllajt tregon se ai është shofer e jo ashtu sic e ka paraqitur Hoxhaj. Në faqen zyrtare thuhet se Arben Suhogerllaj është vetëm shofer.

Përkundër kësaj Hoxhaj është shprehur i gëzuar që atë e ka vizituar Suhogerllaj.

“Një vizitë e këndshme sot në zyrën time nga Arben Suhogerllaj nga fshati Çubrel. Arbeni jeton në Austri dhe është asistent i besueshëm i kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz. Krenar me diasporën kosovare nëpër botë që kanë arritur suksese nëpër fusha dhe profesione të ndryshme,” ka shkruar Hoxhaj.