Arrestohet pas një serie vjedhjesh në Suharekë

Arrestohet pas një serie vjedhjesh në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrrestuar një të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer një seri vjedhjes të rënda në Suharekë dhe në rrethinë.

Sipas policisë, deri te arrestimi i tij ka ardhur pas një pune intensive të policisë.

Të arrestuarit i janë gjetur dhe sekuestruar nëntë kompjuterë lap-top, një televizor “plazma” dhe një “mikst” muzikor

Policia njofton se i dyshuari është dërguar në arrest policor./Insajderi.com