Shkruan: Dimal Basha
Përveq dhunës fizike, Kosovën po e përçon edhe një dhunë psiqike që vie kryesisht nga polemikat e pamençura që më shume shkaktojnë konfuzion se sa sqarojnë probleme.
Me rastin e dhunimit të vajzës në Drenas, mediat raportuan se një imam i quajtur Bedri Bytyqi deklaroi se (parafrazim) arsyeja e abuzimit të vajzës nga Drenica erdhi si pasojë e veshjes së saj provokative, që sipas tij. Veshja pra, sipas hoxhës, ka qenë faktor që ka nxitur policin dhe arsimtarin të abuzojnë me të. Cka ka rëndësi për të kuptuar thelbin e kësaj analize është se deklarata e hoxhës nuk përbën më shumë se një “arsyetim” apo “sqarim” të pamençur.
Pas deklaratës së pamençur të hoxhës, erdhi një reagim edhe më i pamenuçur nga Drejtori i Institutit Demokratik, i cili në një postim kërkonte arrestimin e hoxhës për shkak të deklaratë së pamençur të hoxhës. Deri mund ta kisha pritur një deklaratë të tillë të një hoxhe sepse jo shpesh bindjet e tyre janë antidemokratikehjes, mirëpo nuk e kisha menduar që Kosova ka Institute Demokratike që udhëheqen nga njerëz që nuk kanë njohuri elementarë të asaj që predikojnë. Më shkurt, vlerësimi i hoxhës dhe thirrja e Drejtorit të një instituti për linçimin e tij përbëjnë dy pole ekstreme, ku njëri ekstrem buron nga bindjet e tij derisa tjetri nga mungesa e njohurive elementare për lirinë e shprehjes, që është themeli i çdo shoqërie demokratike.
Ja pse.
E para, në demokraci ki drejt me qenë budallë. E dyta, liria e shprehjes, që është fondamenti i demokracisë, i garanton të pamençurve të shprehen lirshëm që nënkupton se të qenit budallë nuk është vepër penale dhe nuk rrjedhimisht nuk dënohet me burg. Me fjalë tjera, shpjegimi i hoxhës mundet me pas elemente budallakie, por nuk ka elemente kriminale dhe rrjedhimisht thirrja e Ismet Kryeziut, Drejtorit të Insitutit Demokratik (KDI), për arrestimin e hoxhës është edhe më i pamenuçur se ai i hoxhës për dy arsye.
Fillimisht për shkak se shoqëria jonë pret që drejtorat që thirren në shpërndarjen e vlerave demokratike të kenë më shumë dijeni për atë që predikojnë, dhe e dyta, derisa hoxha mundet të shkaktoj kaos moral, plotësimi i këkesës së këtij të fundit është thirrje për një shtet kriminal. Më shkurt, thirrja e tij është përkrahje për një shteti kriminal ku kërkon linçimin e atyre që japing vlerësime që nuk i pëlqejnë.
Prandaj, ekspertët e sojit të tij duhet kuptuar ABC-në e lirisë së shprehjes para se të hapin një gropë ku rrezikohemi të gjithë.
- Njeriu mund të dënohet vetëm nëse bën thirrje direkte për dhunë, por jo pse ka dhënë shpjegime ose arsye të pamençura se si ka ardhur deri tek akti i dhunës.
- Në demokraci nuk dënohesh me burg nëse ofendon ndjenjat e tjetrit sepse ndjenjat dhe idetë nuk kanë të drejta, vetëm njerëzit i gëzojnë ato.
- Të mençurit përfitojnë më së shumti kur idiotët shprehen lirshëm sepse e vetmja formë për të kuptuar një të pamençur në mesin tonë është kur ai lejohet të shprehet. Rrjeshimisht, thirrja për t’ i ndaluar lejimin e shprehjes idiotëve është në thelb antidemokratike sepse ia ndalon të tjerëve për t’i dëgjuar ata.
- Është e patjetërsueshme që liria e shprehjes të garantohet kur mendimi i dikujt është në kundërshtim me bindjen e shumicës, përndryshe vendi që kërkon mendime që përkojnë me shumicën ose shëndrrohet në diktaturë ose teokraci.
Më mirë është të mësohemi t’i menagjojmë ndjenjat se të kërkojmë cungimin lirisë së shprehjes. Më shkurt, demokracia nuk mbrohet nga idiotët duke thirrur në instalimin e një shteti kriminel. Cka nëse nesër dikush tjetër bën thirrje për arrestimin e Drejtorit sepse dikujt nuk i pëlqen një vlerësim i Institutit që ai e udhëheq. Kur e legjitimizon shtetin të shëndrrohet në kriminel për t’i plotësuar nevojat a tua sot, nuk duhet harruar se mund të jesh vet viktimë nesër. Mbroje të drejtën, jo hoxhën.
Krejt në fund, në demokraci ke të drejtë me qenë budallë, por jo edhe kriminel. Budallën duhet injoru, por jo me ia mbyll gojën. Nëse dikush mendoni që me arrestu dikënd zgjedh problemin, atëherë ju jeni vet problemi. Shkurt, thirrja në përkrahje të një shteti kriminel është shumë ma rrëzik se të qenit budallë. Shteti dënon veq kriminelet, jo budallën, dhe për këtë arsye duhet mbrojtur hoxhën sepse ndryshe vetëm cka hapim një gropë ku mund të në përfundojm vet ne në momentin që mendimet tona nuk përkojnë me bindjet e tjerëve.