Mustafa: Veteranë janë bërë edhe ata që gjatë luftës kanë qenë 6 apo 7 vjeç

Mustafa: Veteranë janë bërë edhe ata që gjatë luftës kanë qenë 6 apo 7 vjeç

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për pamundësinë e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës, tha se në këto lista ka emra të cilët gjatë luftës në Kosovë kanë pasur 6 apo 7 vjet.

I pari i qeverisë tha se ata që janë veteranë të vërtetë të luftës, do të marrin pensionet dhe nuk kanë pse shqetësohen.

“Mirëpo nuk kemi ne mjete t’iu paguajmë, sepse këto lista nuk janë lista të vërteta, janë lista mbi baza politike që janë formu sepse ka informata se aty ka njeri që ka marrë statusin e veteranit që në kohë të luftës i ka pas 6 vjet apo 7 vjet”, ka thënë Mustafa për RTK.

Në intervistë me transmetuesin publik, Mustafa po ashtu ka folur edhe për sondazhin e publikuar para rreth një jave nga kompania “UBO Consulting”, me ç’rast ka thënë se ky sondayh “është porositur nga Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi.com