Grupet kriminale nga Peja ende në luftë, paralajmerohet verë e nxehtë vrasjesh

Historia e hasmërisë 20 vjeçare mes dy familjeve; Kelmendi e Elshani nga Peja, si pasojë e së cilës janë vrarë 23 persona, duket se nuk ka përfunduar ende. Djali i Naser Kelmendit, Elvis Kelmendi ka paralajmëruar “verë të nxehtë vrasjesh” ndaj familjes Elshani. Ai përmes Facebook ka kërcënuar rënd Demë Elshanin.

Grupet kriminale nga Peja ende në luftë, paralajmerohet verë e nxehtë vrasjesh

Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit, bosit të drogës, ka kërcënuar rëndë Demë Elshanin, përmes statuseve dhe videove të publikuar në Facebook.

Kelmendi që vie nga familja Kelmendi që janë në hasmëri tash e 20 vjet me familjen Elshani, ka paralajmëruar një verë të nxehtë vrasjesh.

Ai sot ka publikuar një video përmes së cilës tregon vendodhjen e tij, duke i kërkuar edhe Demë Elshanit që edhe ai ta bëjë publike vendodhjen. Në këtë video përveç kërcënimeve, ai përdorë edhe fyerje e sharje të rënda, shkruan Insajderi.

“Unë dal në 5 në 6 në saba, ju skeni… me dal, unë dal vet ju jeni mshef, me jau dhanë Pejën ju smuni me dal. Kallxom ku je bënë një video o Dem Elshani kallxom ku je jo në Bern po ku do që je unë vi..vec vet ju vi”, thotë Kelmendi në video.

Video me cenzurë mund ta shihni KËTU.

Kërcënime serioze të Kelmendit ndaj Elashanit, kanë nisur edhe para publikimit të kësaj video.

Në një status të premten e kaluar Evlvis Kelmendi, paralajmëron Elshanin se “keni me pas ket ver te nxet skam me jau lon venin ven kerka”

“O Dem… tkom thon ti ski kapacitet sa per ty qe vjen kom me rnu edhe 100 vjet Edhe ju qe pom leni komente shokt e tina e …. e tina a i ka ru komt aj … bre robt kam me jau qi rend, keni me pas ket ver te nxet skam me jau lon venin ven kerka”, shkruan Elvis Kelmendi në një postim që ka bërë në Facebook të premten e kaluar.

Derisa në një status tjetër, Kelmendi i drejtohet Elshanit me fjalët “mashkuj ma bes prem ska lind shpitarija”, ndërkohë që vazhdon kërcënimet se “ka met ardh fundi i keq shum”.

Video me cenzurë mund ta shihni KËTU.

“une se ruj per ju Elshant edhe ni ushtri qe ju rin mas ju jeni …mashkuj ma bes prem ska lind shpitarija as nuk keni me qka mu mbur o Dem Elshani se ke vra gra e thmi ke vra qytetar te rasti pleq e thmi ke lon jetima mas shum ka met ardh fundi i keq shum o …mashkull se niva pej rujshe komt”, shkruan ai.

Historia e hasmërisë së dy familjeve nga Peja, Elshani dhe Kelmendi ka nisur qysh prej vitit 2000. Ka pasur rreth 30 sulme të armatosura mes tyre nga të cilat janë vrarë 23 persona.

Nga të vrarët  10 janë anëtarë të familjes Kelmendi, tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve kanë qenë edhe dy fëmijë.

Kush është Elvis Kelmendi?

Elvis Kelmendi është i dënuar nga gjyqësia në Kosovë me 4 vjet për një krim të kryer në Sarajevë.

Ai ishte shpallur fajtor nga drejtësia kosovare për vrasje në tentativë të një të riu boshnjak. Kishte provuar ta vriste Elvis Hoxhiqin në nëntor të 2010 në Sarajevë duke shtënë në të, të paktën shtatë herë, shkruan Insajderi.

Rasti pati ndodhur me 9 nëntor 2010 në kafe-barin “Band” që gjendet në rrugën Ismet Mujezinoviq” në Sarajevë rreth orës 23 e 50. Elvis Kelmendi kishte shtënë në Hoxhiqin me armë “Glock” kalibër 9.19 milimetra duke i shkaktuar lëndime trupore e duke ia rrezikuar jetën.

“Derisa po kryente veprën i pandehuri ka vepruar pamëshirshëm dhe dhunshëm dhe me qëllim ka rrezikuar jetën e më shumë se një personi – aty ishin më shumë se 10 persona të pranishëm në kafe bar”, shkruan në aktakuzë.

Video me cenzurë mund ta shihni KËTU.

Kelemndi e pati pranuar fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

Aktgjykimi në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur pa praninë e Kelmendit në gjykatë.

Elvisi kërkohej nga Interpoli derisa autoritetet kosovare e patën arrestuar atë. Pasi Bosnja nuk kishte kërkuar ekstradim në rrugë zyrtare, ishte liruar. Menjëherë ishte arrestuar nga EULEX-i për të hapur një hetim i cili ka rezultuar të hënën me dënimin e tij me burg.

Përvec kësaj, presidenti amerikan, Barack Obama ka vënë në listën e zezë si trafikantë të drogës, për  pos Naser Kelmendin, si narkobos, edhe djemtë e tij – Besnikun, Elvisin, Liridonin dhe vajzën e tij Donata Kelmendin.

Po ashtu në listë janë edhe kompanitë e tij që veprojnë në Mal të Zi – “Kaza grande – eksport-import”, Hotel “Kaza grande”në Ulqin dhe “Donata kompani” që funksionon në Mal të Zi. Po ashtu në listë janë edhe “Kaza Grande” në Sarajevë dhe kompania HPTT “Dona Shell” në Kosovë./Insajderi.com

Video me cenzurë mund ta shihni KËTU.