Zbulimi i ri i shkencëtarëve se si mund të shërohen fëmijët me autizëm

Zbulimi i ri i shkencëtarëve se si mund të shërohen fëmijët me autizëm

Sipas një ekipi shkencëtarësh nga Universtetit i Newcastle, realiteti virtual mund të shërojë fëmijët me autizëm në 45% të rasteve.

E ashtuquajtura “Dhoma e kaltër” i lejon specialistët të krijojnë një ambient të sigurt për pacientët, shkruan Insajderi.

Kjo dhomë i lejon ata të përballen me frikën e tyre duke i lënë ata të fusin vetën në situata stresuese e cila do t’iu ndihmojë ata t’i konfrontojnë këto probleme , dhe duke qenë gjithnjë të shoqëruar nga një terapist.

Kjo dhomë trajton fobi specifike si insektet, errësirën, fluturimin, kukullat, balonat, transportin publik, shkollën dhe ecjen në dhomë.

Fëmijët përdorin një Ipad si kontrollues për të lëvizur përmes skenarit duke i bërë ata zotërues të asaj situate.

Efektet e kësaj terapie rezultuan të jenë efektive pas 5 muajve, ku edhe i ndihmuan një 26 vjeçari të diplomoj nga universiteti pasi kishte tejkaluar frikën e ecjes brenda një dere apo gjatë një korridori të gjatë./Insajderi.com