E bija e heroit kombëtar, Hamëz Jashari, Besarta Jashari, ka zgjedhur të shkruajë fjalët më të ndjeshme për datën e lindjes së babait të saj.

" />

Besarta Jashari uron ditëlindjen e babit të saj me fjalë rrëqethëse

Besarta Jashari uron ditëlindjen e babit të saj me fjalë rrëqethëse

E bija e heroit kombëtar, Hamëz Jashari, Besarta Jashari, ka zgjedhur të shkruajë fjalët më të ndjeshme për datën e lindjes së babait të saj.

Derisa ka folur për virtytet e tij, ajo ka treguar se djali i saj i vogël mban nofkën e tij “Dyli”.

“Dyli i vogël, që me mburrje mban nofkën tënde qetësisht po më dëgjon, teksa unë po i tregoj për ty. E mua po më mundon një pyetje “çfarë do të bëje për Kosovën, në rrethana aktuale ku po rritet Dyli?”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Si çdo herë, edhe këtë vit po festojmë ditëlindjen tënde babush.

Të tilla raste, po i shfrytëzoj të tregoj për ty babush dhe virtytet tua. Mbahesh mend, si njeri që bashkove njerëz për qëllime të përbashkëta – që sot na bëjnë krenarë.

Dyli i vogël, që me mburrje mban nofkën tënde qetësisht po më dëgjon, teksa unë po i tregoj për ty. E mua po më mundon një pyetje “çfarë do të bëje për Kosovën, në rrethana aktuale ku po rritet Dyli?”.

Jam e vetëdijshme që përgjigjen duhet kërkuar në kujtimet tona, por një gjë jam e sigurtë se tërë jetën ke besuar në popullin tonë, në vlerat tona dhe në të drejtën tonë. Nga ky qëndrim kurrë nuk lëkundemi, këtë ta premtoj babush.

Përgjigjjen do ta gjej, edhe Dylit do ti tregoj!!!

Urime ditëlindja babë.

Vajza jote krenare,

Besarta