Filozofi Latifi nuhatë që shefi i tij ka telashe me Haradinajn, sulmon kryeministrin

Filozofi Latifi nuhatë që shefi i tij ka telashe me Haradinajn, sulmon kryeministrin

Filozofi Blerim Latifi që mban postin e këshilltarit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ka nuhatur telashet mes shefit të tij dhe kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thumbuar Haradinajn për shkak të palestrës, shkruan Insajderi.

“I shihni politikanët duke djersitur në palestra të fitness-it fizik, ndërsa harrojnë se dinjiteti i zanatit të tyre, politikes, kërkon, parasegjithash, fitnes të mendjes”, ka shkruar ai.

Taksa prej 100% e vendosur nga Kosova për shtetin e Serbisë, ka vënë në përballje kryeministrin Haradinajn, dhe kryeparlamentarin Veseli. Haradinaj vazhdon të deklarohet se është i palëkundur për ndryshimin e taksës.

Gjatë seancës solemne të Kuvendi të Kosovës për 11 vjetorin e Pavarsisë, Ramush Haradinaj është parë mjaftë i tensionuar nga thumbimet e Veselit. Ai dëgjohet duke ofenduar, teksa aludimet janë se kanë qenë ndaj Kadri Veselit./Insajderi.com