Pse fshati në Kosovë mbanë emrin Rrenc

Pse fshati në Kosovë mbanë emrin Rrenc

Një fshat i vogël me rreth 120 shtëpi, në zonën e Dragashit, është i veçantë për nga emri. Fshati quhet Rrenc.

Për këtë ka rrëfime të ndryshme. Sipas banorëve, ka gojëdhëna se fshati ka marrë emrin Rrenc pasi që është rrëzë malit.

Emri ka qenë arsye pse në plot raste banorët e fshatit, që aktualisht janë rreth 400, u përballën me situata interesante, përfshirë edhe ato ku mosbesimi për ta ishte i theksuar.

“Më kanë thënë, koke prej fshatit Rrenc edhe po rrejshe shumë”, shprehet një banor i fshatit.