Zaev kërkon dorëheqjen e drejtorit të burgut të Shutkës

Zaev kërkon dorëheqjen e drejtorit të burgut të Shutkës

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të burgut hetues të Shutkës, Gjoko Kotevski për shkak të siç thuhet nuk ka kryer si duhet punën e tij dhe ka lejuar incidente të njëpasnjëshme në drejtorinë të cilën e udhëheq.

“Unë jam dëgjuar me drejtorin Gjoko Kotevski lidhur me incidentin në Shutkë. Ai më dha një raport gojor se i burgosuri Spiro Ristovski me fjalë të ndyta fillimisht verbalisht ka sulmuar një të burgosur tjetër, dhe më pas, pas një kohe të shkurtër ka ndodhur edhe një incident i tillë”.

“Kjo nuk mund të tolerohet, pavarësisht nëse hetimi do të tregoj se dy personat e sulmuar kanë provokuar apo jo incidentin. Në burg gjithsecili duhet ta kryej punën e vet dhe të mos lejoj incidente të qëllimshme dhe të paqëllimshme. Duke pas parasysh se qeveria e emëron drejtorin e burgut të Shutkës, pres që ai të hënën deri tek Qeevria të parashtroj dorëheqjen”, deklaroi Zoran Zaev.

Ish-ministri Mile Janakieski është sulmuar të enjten në burgun e Shutkës në Shkup, nga Esat Kafegjolli. Gjatë sulmit atij i është thyer dora nga Kafegjolli i akuzuar dhe dënuar për terrorizëm në Kumanovë.

Përveq Mile Janakieskit, në burg është sulmuar edhe Spiro Ristovski nga Lirim Krasniqi.

Muhamet Krasniqi i njohur si komandant Malisheva, ka dhënë detaje lidhur me rrahjen e ish-ministrit të Arsimit në Maqedoni, Spiro Ristovski në burgun hetues të Shutkës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, komandant Malisheva ka treguar se cilët ishin të burgosurit që grushtuan ish-ministrat e qeverisë Gruevski.

“Secili politikan qe ka te boj me kurthin…qe na bije ne dore do te rrahet e do te dermohet nga cilido pjesëtar i grupit tone. Sot ju lumtë djema se e kallxuat veten. Spiro Ristevskin e grushtoj Lirim Krasniqi, te lumte kushe. Mile Janakievskin e grushtoj Esat Kafegjolli. Ma keni zbardh ftyren. Ne betejen nuk do ta ndalim pasi nuk pat deri sot shqiptar te marin hak për ne. Ne do ti ndeshkojm neper burg se ktu do na vijnë.”, ka shkruar Malisheva.