Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një femër në Prishtinë pasi që kishte kryer 14 vjedhje për disa muaj rresht.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e dyshuara kishte kryer vjedhje në lokacione të ndryshme në Prishtinë.
“Prishtinë (NN) 23.02.2019-15:00. Pas hetimeve të vazhdueshme është arrestuar nga Policia e Kosovës, e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që dyshohet se e njëjta për disa muaj rresht kishte kryer 14 (katërmbëdhjetë) raste të vjedhjeve në lokacione të ndryshme në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit e dyshuara me urdhër të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes, kanë bërë të ditur Policia e Kosovës. /Insajderi.com