AKP tërheq nga shitja dy toka në Prizren

AKP tërheq nga shitja dy toka në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se ka tërhequr nga shitja dy toka në Komunën e Prizrenit.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga SHAL 44 dy njësi: Asetin NSH Lavërtari-Blegtori – Tokë bujqësore në Trepetincë 2 dhe NSH Lavërtari-Blegtori – Tokë bujqësore në Trepetincë 1, me numrat rendor 77 dhe 88, prona në Komunë të Prizrenit”, njofton Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Këto njësi ishin paraparë të shiten përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 44, me numër rendor 77 dhe 88, e cila do të mbahet me datë 27 shkurt 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi e këtyre dy njësive është bërë me Aktvendimin e plotfuqishëm të pranuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 44 tani përfshinë 93 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 27 shkurt 2019 nga ora 10:00 deri 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, në Hotelin Grand duke filluar nga ora 12:30.