Marshimi kundër korrupsionit në ditën e futbollit

Shteti i Kosovës do të bëjë sonte paraqitjen e parë futbollistike në një garë ndërkombëtare, por dhjetra kosovar mendojnë se koha është të protesojnë. Kundër korrupsionit. Për të 11-n herë.

Marshimi kundër korrupsionit në ditën e futbollit

Punëtorët teknik po bënin përgatitjet e fundit për të vendosur banerin “se unë të dua sa Kosovën” para ekranit gjigant në sheshin “Skënderbeu”, kur dhjetëra qytetarë u mblodhën me flamuj në dorë.

20161006_1738111

Por ata nuk ishin fansa të kombëtares së futbollit, por protestues të cilët për të 11-n herë kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek objekti i Qeverisë për të protestuar kundër korrupsionit.

20161006_1727401

Duke brohoritur “me hajna nuk ka shtet” dhjetëra qytetarë marshuan nëpër sheshin kryesor të kryeqytetit teksa kur u afruan tek Qeveria njoftuan qytetarët “që të kenë kujdes për xhepat e tyre pasi kanë hyrë në Zonën Pronto”.

20161006_1732031

Protestuesit brohoritën edhe “me kafe nuk shtet” duke iu referuar qytetarëve të cilët po pinin kafe në ndërkohë që po protestohej.

20161006_1728291

Por protestuesit nuk u morën me organizatorët e shfaqjes së lojës së futbollit mes Kroacisë dhe Kosovës që do të zhvillohet sonte në Shkodër.

#Protestoj ka nisur si reagim ndaj përgjimeve të publikuara në Dosjen e Shefave, në gazetën Insjaderi.