Autro, Rhiân, 28
Nuk më kujtohet hera e fundit kur kam pushuar. Nuk di se si. Çdo herë kur mundohem të lexoj një libër ose të shikoj televizor, gjithnjë mendoj për gjërat që duhet të bëj pastaj.
Ndihem fajtore sepse e di se unë mund të isha duke pastruar banesën time, në palestër, ose duke i bërë një dhuratë dikujt.
Truri im nuk pushon kurrë. Mendja ime është gjithmonë tek gjërat që më duhet të bëj por nuk e gjej vullnetin kurrë për të filluar.
Mendoj se shumë nga gjenerata ime po vuajnë nga “ millenial burnout” apo “djegia e mileniumit”.
Ky nuk është një rast i njohur nga ana mjekësore, nuk ka simptoma specifike, por në Britani rreth 74% të njerëzve janë të stresuar dhe është e pamundur për ata të përshtaten.
Studimi i njëjtë ka treguar se rreth 49% e personave me moshë prej 18-24 të cilët kanë përjetuar nivele të larta të stresit, kanë thënë se krahasimi i vetes së tyre me dikë tjetër i shkaktonte stres.
Kjo është djegia për të cilën po flasim. Një qendër e vazhdueshme e stresit e cila rezulton me lodhje fizike dhe emocionale.
Koncepti i kësaj gjendjeje erdhi në fillim nga shkrimtarja e BuzzFeed, Anne Helen Petersen.
Artikulli i saj i famshëm tregon se vija në mes punës dhe jetës është turbulluar aq shumë për shumicën nga ne saqë nuk ekziston bilanci mes jetës dhe punës.
Ne jemi online 24/7 dhe gjithmonë na kërkohet të jemi të gatshëm, për çfarëdo pune qe bëhet fjalë, email, biseda sociale apo kërkimi të dashurisë.
Ajo tregon se shumë detyra minore si shkuarja në bankë,apo kthimi i një porosie online duken tejet të vështira dhe të pamundura për tu bërë.
“Asnjëra nga këto detyra nuk është e vështirë”- shkroi Peterson.
“Kur vjen puna te gjërat mondane, i shmangia të gjitha gjërat të cilat nuk do të lehtësonin punën time. Sa më shumë mundohesha të gjeja gjerat që po me paralizojnë, aq më shumë parametra shkatërrues po zbuloja. Nuk ka të bëj me punën në ambiente stresuese, apo një pikëllim i përkohshëm: është gjendja e tërë mileniumit.”
Puna është një prioritet shumë i madh për mua, dhe mundohem të punoj shumë. Por sa herë që unë po shënoj sukses në karrierë, jeta ime personale po bëhet lëmsh.
Gjithmonë jam duke bërë lista për gjërat që duhet të bëj.
Lista për thirrjet dhe takimet që me duhet të aranzhoj, listën për gjërat që kam nevojë të blej.
Po mundohem të jem në kontroll të jetës time duke e ndarë atë në fusha të ndryshme: puna, lidhja, shoqëria dhe familja. Dua që t’i kushtoj atyre vëmendjen e njëjtë , por nuk mund ta bëj këtë pasi nuk kam kohë të mjaftueshme, prandaj përfundoj duke u ndier e stresuar, fajtore dhe gjithmonë e lodhur.
“Është duke i prekur të gjithat fushat e jetës dhe nuk po shoh zgjidhje”
Përkushtohem shumë në punë, gjë kjo që e rrezikon jetën time sociale pasi që shpesh me duhet të anuloj takimet me shoqërinë.
“Ju mund të ndiheni të stresuar, keni pagjumësi, dyshim në veten tuaj, cinizëm, mendoni se jeni në një vorbull dhe si mund të keni sukses kur nuk ka burime të mjaftueshme të mbetura për ju.
Do të ketë lodhej emocionale, një ndjenjë të pa kënaqjes, të pa përshtatjes, zemërimit dhe po ashtu dhimbje fizike ose ndjenja konstante të mos qenurit mirë.” Thotë një psikolog i Beverly Hills.
Ajo beson se kjo gjendej vjen po ashtu edhe nga pritshmëritë e mëdha të prindërve tanë, karriera dhe shoqëria.
Në situata ekstreme, kjo mund të përfundoj me depresion ose mendime për vetëvrasje, dhe shumë nevoja të njerëzve për të marrë trajtime mjekësore.
Gjëja më e keqe për mua është se nuk jam e lejuar të ndihem kaq e lodhur. Gjithmonë e krahasoj veten me nënën time, e cila ishte një nënë beqare që rriti dy fëmijë e vetme, dhe i’a dilte gjithmonë të pastronte shtëpinë, gatuante të punonte dy ose tre punë dhe të mos ankohej kurrë.
Kjo më bën të ndihëm keq për ankimin.
Por në të njëjtën kohë, gjërat kanë ndryshuar për gjeneratën tonë. Ne e kemi internalizuar idenë se duhet të punojmë gjithë kohën, dhe të jemi mesatar nuk është e mjaftueshme, gjithmonë duhet të jemi duke arritur gjëra të reja.
“E gjitha esenca është të jesh shumë e shëndetshme, shumë e ditur, shumë me stil- kjo është e lodhshme”
Ideja për një karrierë të suksesshme ka ndryshuar gjithashtu. Më herët esenca ishte për të fituar një pagë të mirë, por tani përveç asaj tani ne duhet të kemi një punë të mirë për të cilën kemi pasion. Ne duhet të kujdesemi që të jemi të shëndetshëm , të shkojmë në palestër në 5 të mëngjesit, të kujdesemi për lëkurën tonë ose përndryshe do na bëhen rrudhat.
Vitin e kaluar, isha në gjendje shumë të keqe. Lista e gjërave për të bërë po rritej bashkë me nivelin e stresit dhe nuk po e përballoja mirë.
Isha gjithmonë e stresuar, lëkura ime filloi të përkeqësohej, djersitesha gjithmonë, sepse isha gjithmonë e alarmuar duke pritur për gjënë e ardhshme për të cilën më duhej të shqetësohesha.
Unë morra disa ditë pushim në punë dhe nuk kisha asgjë për të bërë. Ende kisha listën e gjërave për të bërë në kokën time, por isha shumë e lodhur dhe vetëm flija. Kjo pauzë më ndihmoi, por tani pas një viti ende marr terapi pas rekomandimit të doktorit.
Po mundohem të lexoj sa me shumë që të largoj stresin.
Gjithashtu po mundohem të takohem sa me shpesh me shoqërinë time dhe të flas më ta rreth situatës që jam duke e kaluar, sepse e di që shumë prej tyre ndihen njëjtë.
E di që shumë njerëz mendojnë që ky është një problem i vogël tipik i këtij mileniumi, por bota ndryshon dhe gjeneratat adoptohen.
E di që jeta ka qenë e vështirë për prindërit dhe gjyshërit tanë, por tani jeta është e vështirë në një mënyrë tjetër. Nëse gjeneratat e kaluara do të dinin së me çka përballohen të rinjtë, ata nuk do të mendonin se ishin përtac. Ne thjeshtë po mundohemi të bëjmë më të mirën tonë, dhe shpesh është më vështirë se sa duket./Insajderi.com