
Janë bërë 21 vjet nga qëndresa historike e familjes Jashari, në Prekazin e Skenderajt.
Adem Jashari, së bashku me shumë familjarë të tij, kishin bërë luftë tri ditore kundër forcave paramilitare serbe.
Përkundër që kanë kaluar 21 vjet nga masakra kundër familjes Jashari, ku u vranë gra e fëmijë, ndërkombëtarët e injoruan këtë rast. Nuk u morrin me të. Nuk e hetuan si krim lufe.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë, “Paqe pa drejtësi”, mund ta shikoni duke klikuar këtu
Mirëpo, ekskluzivisht për InDoks, Drita Hajdari, Prokuroria Speciale e ngarkuar për hetimin e krimeve të luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kishte konfirmuar për dokumentarin “Paqe pa drejtësi” se ka filluar që ta hetojë krimin mbi familjen Jashari.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë, “Paqe pa drejtësi”, mund ta shikoni duke klikuar këtu
Thotë se krimi ndaj familjes Jashari ishte injoruar nga ana e ndërkombëtarëve, të cilën e kishin pasur ekskluzivitetin për hetimin e krimeve të luftës, si UNMIK dhe EULEX.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë, “Paqe pa drejtësi”, mund ta shikoni duke klikuar këtu
Hajdari shtoi se qëllimi i Prokurorisë Speciale, do të jetë hetimi ndaj atyre personave që kanë dhënë urdhër për kryerjen e krimeve, por nuk përjashton faktin se nëse gjatë hetimeve gjenden edhe personat që i kanë kryer urdhrat, të dënohen.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë, “Paqe pa drejtësi”, mund ta shikoni duke klikuar këtu
“Unë si prokurore me kompetencë për hetime e krimeve të luftës kam kërkuar informatë dhe nga UNMIK-u edhe nga EULEX-i, për disa masakra që kanë ndodhur në Kosovë. Në momentin kur kam marrë informata që ata nuk i kanë hapur disa raste fare. Unë sipas detyrës zyrtare i kam iniciuar sic janë rasti i Prekazit, vrasja e Adem Jasharit dhe familjarëve të tyre. Kurrë nuk është hapur rast ndaj vrasjes së tyre. Pasta, rasti i Recakut. As ky rast nuk është hapur kurrë. Është interesant se nga rastet e pranuara nga EULEX-i, kam vërejtur se ky mision është përqendruar në përgjithësinë individuale të kryerësve të luftës. Ndërsa, unë si udheheqëse e departamentit për krime lufte, mund t’iu them se do të përqendrohem më së shumti në përgjegjësinë komanduese, dhe ky është një plan i të vepruarit që t’i grumbullojmë të gjitha rastet sipas vendeve, sipas pozitës gjeografike dhe t’i procedojmë bashkarisht – fillimisht duke i hetuar sipas përgjegjësisë komandues. Por, edhe nëse e zbulojmë edhe kryesrësit apo zbatuesit e krimeve, normalisht që do t’i procedojmë edhe ata”, ka rrëfyer për herë të parë, Prokurorja Drita Hajdari.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë, “Paqe pa drejtësi”, mund ta shikoni duke klikuar këtu
“Unë mund t’iu informoj vetëm për krimet. Prokuroria Speciale, i ka pranuar të gjitha rastet nga EULEX-i, nga viti 2014, cka nuk qëndron në vitin 2014, është nxjerr liri për bartjen e kompetencave nga EULEX-, në Prokurorinë vendore. Por, mos harroni se kjo bartja e kompetencave ka prapa vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri në vitin 2016. Mirëpo, në vitin 2016 e kanë bërë edhe një vazhdim te mandatit deri në vitin 2018. Kështu që brenda këtij intervali kohor 2014 e deri në fund të vitit 2018, EULEX-i i ka bartur dhe transferuar në Prokurorinë Speciale, vetëm ato raste të cilët i kanë konsideruar të rëndësishme, ose më mirë të themi vetëm rastin që i kanë parashikuar. Të tjerat i kanë ndaluar për vete përfundimisht dhe të gjitha lëndët i kanë dorëzuar në fund të vitit 2018. Lirisht mund të them se në fillim të vitit 2019 jemi në një fillim të fushës së krimeve të luftës”, ka thënë Hajdari.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë, “Paqe pa drejtësi”, mund ta shikoni duke klikuar këtu
InDoks, ka sjellur edhe rrëfime tjera për qëndresen heroike të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998.
Është sjellur historia e asaj qëndrese, e cila ishte pikë kthese për lirinë e Kosovës.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë, “Paqe pa drejtësi”, mund ta shikoni duke klikuar këtu