
Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkrah reagimin e Ambasadës së Britanisë pas vendimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar Naser Shalën në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (KPCVA).
“Pajtohem me Ambasadën e Britanisë. Jam thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës”, ka shkruar ambasadori Philip Konsett në faqen e tij zyrtare në Twitter.
“Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin se sa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”.