
Në spitalin e Prizrenit, në repartin e Gjinekologjisë, dje rreth orës 08:30, është pranuar një e mitur e komunitetit Ashkali, e cila kishte shkuar për të lindur.
Sipas deklaratës së 16-vjeçares, ajo ka bashkëjetuar me të dyshuarin e komunitetit Ashkali për rreth një vit. Ajo ka deklaruar se qëllimi i tyre ishte të krijojnë familje.
Policia njofton se lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë.
Pas njoftimit të prokurorit, me urdhërin e tij rasti do të hetohet dhe do të procedohet në procedurë të rregullt.