15 vjet pas s’dihet pse ranë në Ibër tre fëmijët e Çabrës

15 vjet pas s’dihet pse ranë në Ibër tre fëmijët e Çabrës

Pikërisht para 15 viteve 19 qytetarë të Kosovës humbën jetën në trazirat e marsit. Gjithçka nisi me mbytjen e fëmijëve në Çabër, për të cilët ende nuk është sqaruar si ranë në lumin Ibër.

Para 15 vjetësh rrjedha e lumit Ibër i mori jetën tre fëmijëve nga Çabra.

Zaim Deliut këto valë të Ibrit ia kujtojnë të birin e ndjerë.

Ai ende beson se vogëlushët nga frika ia mësyen ujit.

Kjo ngjarje u bë shkas që të eskalojë situata në gjithë Kosovën për të nisur një konflikt i ri në mes të dy etnive ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë  dhe 8 serbë.

Këtë nuk e donin familjarët e viktimave andaj edhe kishin apeluar për qetësi. Por ata ende i brengos diçka.

“U bën 15 vjet dhe ende nuk u gjetën ata njerëz që i kanë sulmu”, tha Deliu për Klan Kosovën.

Një mësimdhënës e kujton se si u organizuan bashkëfshatarët kur ndodhi ngjarja.

Ai thotë se forcat e rendit e kishin mësyrë Çabrën menjëherë pas ndodhisë dhe kishin arrit ta merrnin situatën nën kontroll por se ndodhi diçka më e madhe.

Në këtë periudhë të njohur si trazirat e marsit u dogjën shumë objekte fetare. E gjitha zgjati për katër ditë.