InDoks “6 kurbanë për Sulltanin Erdogan”, janë sjellur fakte dhe dëshmi të shkeljes së ligjeve të Kosovës, në " />

Një mal me shkelje ligjore në operacionin kundër 6 gylenistëve – Gashi e Maxhuni të paprekshëm

Një mal me shkelje ligjore në operacionin kundër 6 gylenistëve – Gashi e Maxhuni të paprekshëm

Në dokumentarin e realizuar nga InDoks “6 kurbanë për Sulltanin Erdogan”, janë sjellur fakte dhe dëshmi të shkeljes së ligjeve të Kosovës, në rastin e depërtimit për në Turqi të gjashtë “gylenistëve”.

Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Intelegjencës (AKI), kishin qenë dy nga institucionet që kishin luajtur rolin vendimtar në arrestimin dhe më pas depërtimin për në Turqi, të gjashtë personave që kërkoheshin nga shteti turk, nën akuzën si “gylenistë” dhe “që kanë ndihmuar grushtetin kundër Erdoganit”.

Mirëpo, përkundër shkeljeve të mëdha të ligjeve në Kosovë, që ishin bërë në këtë rast, ish-drejtori i Policisë dhe ai i AKI-së, kanë vazhduar që të mbeten të paprekshëm.

InDoks, në dokumentarin 50 minutësh, ka pasqyruar shumë detaje interesante që kanë ndodhur pas skandalit me shtetasit turq.

Kanë folur familjarë të viktimave, gylenistë, e deri tek politikanët vendorë që e kanë hetuar këtë rast.

Janë evidentuar detaje interesante se si gylenisti i cilësuar si i “rrezikshëm”, kishte arritur që të futet brenda qeverisë së Kosovës, vetëm një muaj pasi kishte ndodhur rasti i arrestimit të “shokëve” të tij.

Për InDoks, është konfirmuar edhe nga ana e Prokurorisë, se kanë filluar hetimet ndaj këtij rasti.

Për të parë detaje interesante të arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq dhe shumëcka që ka ndodhur pas këtij rasti, ndiqeni dokumentarin e plotë: