Haradinaj: Kosova ka potencial që tu ofrojë trajtim të drejtë personave me Down Syndrome

Haradinaj: Kosova ka potencial që tu ofrojë trajtim të drejtë personave me Down Syndrome

Në shënimin e Ditës Botërore të personave me sindromën Down, Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se madhështia e shoqërisë sonë qëndron në vullnetin për të pranuar dhe integruar të gjithë pa dallim. Për më tepër tha se vendi ka potencial për trajtimin e drejtë dhe të barabart.

“Kosova ka potencialin e nevojshëm për t’iu mundësuar të gjithë personave të prekur nga Down Syndrome trajtim të drejtë dhe mundësi të barabarta që të përmbushin potencialin e tyre në të gjitha aspektet e jetës si pjesë e kësaj shoqërie”, tha Haradinaj në Konferencën me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Personave me Down Syndrome.

Në këtë konferencë Haradinaj ka vlerësuar progresin dhe punën që duhet bërë për avancimin kornizës ligjore për përkrahjen, integrimin dhe punësimin e tyre.

“Në këtë aspekt, kemi miratuar Rregulloren për lehtësira doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur”, ka thënë Haradinaj.