Pse Kosova po bëhet si Turqia dhe Pakistani?

Pse Kosova po bëhet si Turqia dhe Pakistani?

InDoks, ka realizuar dokumentarin “6 kurbanë për Sulltanin Erdogan”, ku ka paraqitur historinë e plotë të kidnapimit të gjashtë ‘gylenistëve’ dhe dorëzimin e tyre para autoriteteve turke.

Gylenisti Nazmi Ullus, ka folur për InDoks, rreth depërtimit të gjashtë shtetasve turq nga ana e Kosovës, bërë muaj më parë.

Ai ka thënë se gjashtë personat që janë dërguar nga Kosova në Turqi dhe shumë të tjerë nga vendet e tjera, janë të pafajshëm, mirëpo nuk i beson drejtësisë në shtetin e udhëhequr nga Rexhep Taib Erdogan.

“Duke u bazuar në ligjet e reja nëse fajëson apo akuzon dikë duhesh ta vërtetosh, jo vende si Turqia apo Pakistani që ne jemi terrorist. Shtetet Europiane, shtetet demokratike, po ashtu SHBA, nuk na sheh neve si terrorista, ne jemi organizatë paqruajtëse, fokusi ynë është edukimi, jo propogandë, ne jemi në Kosovë dhe në shtete tjera ku edhe operojmë drejt fokusit për arsim dhe jo propaganda. Sic e dini shokët e tonë që janë marrë nga ky vend dhe nga vendet tjera janë të pafajshëm, por ta fajësoshëm dikë është e lehtë mirëpo vërtetimi  nuk e lehtë”, ka thënë gylenisti Nazmi Ullus.

Dokumentari i plotë