Komisioni kërkohet hulumtimin për punësimet dhe ndikimet politike në PTK

Komisioni kërkohet hulumtimin për punësimet dhe ndikimet politike në PTK

Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala ka nisë takimin e parë të punës në të cilin u kërkua që mandati i këtij komisioni të jetë gjashtë muaj.

Kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri, ka vlerësuar se një prej çështjeve me rëndësi për trajtim janë kontratat e dëmshme. Ai tha se një hulumtim i detajuar duhet të bëhet edhe për ndikimet politike dhe punësimet në PTK.

Ymeri bëri me dije se hulumtimi i këtij komisioni për këtë ndërmarrje publike duhet të nisë prej vitit 2009.

Deputetja Albulena Haxhiu po konsideron se ky komision do të duhet që si fushëveprimtari ta këtë trajtimin e kontratave të dëmshme që PTK-ja i ka bërë me institucione të ndryshme, punësimet e fundit dhe ngecjet në zbatimin e kodit 383.

Ajo ka thënë se edhe pak i duhet Postës që të rrëzohet për toke.

Në ndërkohë, Milaim Zeka, iniciatori i këtij trupi parlamentar, kërkoi që të hetohen shpenzimet e menaxhmenteve duke filluar prej vitit 2008-2009.