Vendimi përfundimtar: Shfuqizohet lëvizja e akrepave të orës

Parlamenti Evropian ka votuar për shfuqizim të llogaritjes verore dhe dimërore të kohës.

Vendimi përfundimtar: Shfuqizohet lëvizja e akrepave të orës

Është votuar që prej vitit 2021 të shfuqizohet lëvizja e akrepave të orës e cila me dekada po ndodhë dy herë në vit, në mars dhe në tetor.

Vendet të cilat planifikojnë që në mënyrë të përhershme të mbesin në llogaritjen verore të kohës do të duhet t’i lëvizin akrepat për herë të fundit në mars 2021, ndërsa ato vende që e zgjedhin llogaritjen dimërore të kohës do t’i rregullojnë orët e tyre për herë të fundit në tetor 2021, lajmërojnë mediet./Insajderi.com