Sot opozita në protestë, mazhoranca në parlament

Sot opozita në protestë, mazhoranca në parlament

Dita e sotme pritet të jetë e mbushur aktivitetet politike.

Maxhoranca pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ndërsa  opozita do të vijojë më skenarin e saj të protestave  para selisë së Parlamentit.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës, por siç kanë thënë drejtuesit e PD ata do të protestojnë sa herë që ka seanca plenare.

Ndërsa në 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare.

Në seancën e sotme do të bëhet betimi i deputetëve të rinj, të cilët dje morën mandatin.