Policia apelon protestuesit: Mos hidhni kapsolla

Policia apelon protestuesit: Mos hidhni kapsolla

Protesta e opozitës shqiptare në Tiranë është duke vijuar përpara objektit të Kuvendit të Shqipërisë.

Policia e Shtetit ka bërë apel protestuesve që të ruajnë qetësinë, ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe përdorimin e kapsollave.

“Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë”, thuhej në apel.

Po ashtu, iu është bërë thirrje që protestuesit të mos përplasen me policinë, pasi ata do të zbatojnë ligjin.

Policia e Shtetit gjithashtu ka ftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, që të mbajë në kontroll protestuesit.

Po ashtu, policia ka kërkuar që personat që mbajnë maska në tubim të largohen ose t’i heqin maskat.