Parlamenti Evropian ka votuar sot për të vazhduar mandatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ky votim ka qenë pjesë e një hapi ligjor, n" />

Parlamenti Evropian voton pro procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian voton pro procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian ka votuar sot për të vazhduar mandatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ky votim ka qenë pjesë e një hapi ligjor, në mënyrë që të vazhdohet mandati i këtij procesi edhe në kohën e tranzicionit, pasi zgjedhjet në Bashkimin Evropian do të mbahen në muajin maj.

Nga 469 deputetë sa ishin prezentë, 331 prej tyre kanë votuar pro, 126 kundër, ndërkaq 12 kanë abstenuar.

Megjithatë, tani fjalën e kanë ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shkruan Insajderi.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka thënë në një postim në Twitter se tani i takon Këshillit Evropian të bëjë punën e tij.

“Shumica kanë votuar në të mirë të liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian të veprojë TANI”, është shprehur ajo.

Parlamenti Evropian ka diskutuar për këtë çështje të mërkurën mbrëma dhe në mesin e diskutimeve mes përfaqësuesve evropianë, ka pasur dallime të qarta në qëndrime për këtë çështje.

Fajon e ka thënë të mërkurën se Bashkimi Evropian ka dështuar që të realizojë premtimet e tij ndaj Kosovës. /Insajderi.com