votimit pozitiv në Parlamentin " />

Hoxha lavdërohet pas votimit në Parlamentin Evropian

Hoxha lavdërohet pas votimit në Parlamentin Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka reaguar pas votimit pozitiv në Parlamentin evropian për liberalizimine vizave për Kosovën.

Votimi i Raportit të Tanja Fajon për liberalizimin e vizave, sipas Hoxhës është rikonfirmim i punës së institucioneve të Kosovës.

“Raporti i Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave i votuar me 331 vota, është rikonfirmim i punës së institucioneve tona”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Duke falenderuar deputetët e PE-së, Hoxha ka thënë se përjashtimi i Kosovës për liberalizim është i padrejtë.

“Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë”, ka shkruar ajo.

Raporti i Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave i votuar me 331 vota, është rikonfirmim i punës së institucioneve…

Gepostet von Dhurata Hoxha am Donnerstag, 28. März 2019