Reagon edhe Kosnett rreth deklaratës së ambasadorit zviceran

Reagon edhe Kosnett rreth deklaratës së ambasadorit zviceran

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka përkrahur mendimin e ambasadorit britanik, Ruair O’Connell rreth reagimit të tij lidhur me deklaratën që e ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean – Hubert Lebet.

Ambasadori Kosnett ka bërë retweet, postimin e Conell ku ka thënë se të gjithë ambasadorët në Kosovë mendojnë si ai zviceran, duke thënë se pajtohet me këtë mendim.

“Ambasadori zviceran tha atë që po mendojmë të gjithë. Është koha për njerëzit që e duan Kosovën për të ndërmarrë veprime kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë, pa u kufizuar në Kosovë. Por ata që veprojnë do të kenë mbështetjen tonë”, ka shkruar O’Connell.

Ambasadori zviceran, Jean – Hubert Lebet para dy dite ka thënë se shteti zviceran është duke financuar Kosovën ndërsa zyrtarët shtetëror janë duke financuar veteranët.

“Ne ua financojmë ujësjellësin, ju financoni veteranë të rrejshëm”, kishte ambasadori Lebet. /Insajderi.com