Presidenti serb Tomislav Nikoliq, ka thënë sot se është koha për të folur ndryshe me Brukselin dhe Beogradin në mënyrë që të mësohet “misteri i madh” i asaj që do të ndodhë në rrugën në mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian.
Nëse ajo do, ajo do ti japë ultimatum që ta pranojë pavarësinë e Kosovës, si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan gazeta serbe Novosti.
Nikoliq ka thënë se është koha për të gjetur se çfarë mendon Brukseli në lidhje me konfiskimin e pasurisë, ku theksoi se në Perëndim, në kohën e kapitalizmit liberal, prona është e pacenueshme dhe që luftërat bëhen kur dikush dëshiron të vjedhë territorin dhe pasurinë e një vendi.
Nikoliq ka shtuar se Serbia ka bërë gjest të madh kur ish-republikave, të cilat u shkëputën me forcën e armës, iu lejoi që në procesin e sukcesionit të marrin pjesë në ndarjen e pasurisë së dikurshme të përbashkët, e tash të kërkohet që edhe administrata e Prishtinës të lypë pasurinë, edhe pse nuk ka marrë pjesë në krijimin e saj./Insajderi.com