Politikani gjerman: Votoni për mua nëse nuk doni që t`ju vjedhin shqiptarët

Politikani gjerman: Votoni për mua nëse nuk doni që t`ju vjedhin shqiptarët

Politikani i partisë gjermane të ekstremit të djathtë, AFD, Andreas Winhart është deputet në Parlamentin e Landit (Republikës) së Bavarisë. Me disa fjalime zgjedhore dhe në prononcime të tij në media sociale ka shkaktuar reagime dhe kundërshtime të ashpra të publikut në Gjermani.

Në njërin nga fjalimet ai ka prekur edhe shqiptarët, duke i etiketuar ata në mënyrë paushalle për sjellje hajdutësh, edhe kur janë të punësuar si ndihmës infermierie, shkruan albinfo.ch. Prandaj, ”kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen si ndihmës mobilë infermierie t`u vijnë në shtëpi dhe t’ua zbrazin dollapet”, duhet të kryqëzojë emrin e tij në listën zgjedhore të AFD-së, shkruan derwesten.de.

 

 

Wienhart ka bërë edhe deklarata tjera që kufizohen me racizëm. Më flagrantja prej tyre ka qenë kjo: “AfD ofron një shans për të fundosur barkat e shpëtimit t(ë refugjatëve) në Detin Mesdhe, transmeton albinfo.ch.

Për këtë deklarim ndaj tij është ushtruar edhe kallëzim penal, madje edhe partia e tij i ka shqiptuar një vërejtje. Por, edhe më tutje e ka lejuar të kandidojë.

Së fundi  Wienhart është aktualizuar për polemikën me moderatoren gjermane me prejardhje iraniane, Enisa Ammani. Ai e ka paditur moderatoren në fjalë pasi që ajo në një postim të saj në një video të publikuar në instagram e ka quajtur “idiot”, “bastard” dhe “racist të mjerë”, përcjell albinfo.ch. Këto emërtime ajo i kishte shqiptuar duke pasur parasysh deklarimin e politikanit gjerman në një fjalim të tij zgjedhor, si vijon: “Do të doja të dija, kur në fqinjësinë time një zezak (“Neger”, që në gjuhën gjermane ka konotacioin fyes, racist) puthë ose kollitet, atëherë unë duhet ta di nëse ai është i sëmurë apo nuk është i sëmurë, miq të dashur”.