Zëvendësministri i Kosovës, Enver Hoxhaj si duket përveç që është adhurues i filozofisë gjermane, ai është adhurues edhe i kuzhinës gjermane.
Së fundi Hoxhaj ka përvilur mëngët dhe i është futur edhe kuzhinës. Ai kësaj here e ka sfiduar vetën edhe në shef kuzhine, shkruan Insajderi.
Përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Twitter dhe në Instagram, Hoxhaj është parë në shoqërinë e politikanëve gjermanë të partisë CSU.
Sapo filloi gatimi në Bayern duke shërbyer shumë përkrahës të politikanit të njohur Marcus Ferber të CSU në Gjermani, i cili garon për një mandat tjetër në Parlamentin Evropian”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Instagram.
Politikanët nga Gjermania dhe Kosova duken në humor të mirë.
Hoxhaj për mediat ka thënë se qëllimi “ i pjesëmarrjes së tij ishte për të mbështetur miqtë në garën për Parlamentin Evropian të cilët do ta përkrahin Kosovën në të ardhmen për marrjen e vizave apo agjendën evropiane. Edhe menu e ushqimit ishte një kombinim kosovaro-gjerman ashtu sikurse ishin edhe pjesëmarrësit në përkrahje të kandidatëve për deputetë”.
Ndërsa kujtojmë se Hoxhaj ka një pasion të veçantë edhe librin. Gjatë përfundimit të fushatës elektorale në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Hoxhaj e kishte zgjdhur librin që të çlodhej nga aktivitetet partiake dhe elektorale.
Hoxhaj kishte treguar se është i dhënë pas leximit të filozofisë gjermane duke e quajtur si filozof të preferuar Jürgen Habermas gjë që e ka ndihmuar të “çlodhet dhe të motivohet për të vazhduar tutje”. /Insajderi.com