Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj në një konference për media ka zgjedhur të flas për “zbulimin” e një popull me prejardhje ilire në hapësirat e Afganistanit që sipas tij quhet ‘Kalash’.
Sipas Salihajt, ky popull ka mbetur atje që nga koha e Aleksandrit të Madh gjatë një beteje ndërkaq ata që i shpëtuan betejës nuk u kthyen kurrë madje u martuan me gra vendase.
Zbulimin e tij deputeti Salihaj e bazon në fjalët dhe besa që japin për njëri tjetrin një cift i martuar në ketë vend.
“Ky popull ka përdorim të fjalëve shqipe, tradita të njëjta me ne dhe përdorin fjalë shqipe me emërtime, veshje dhe aspekte të tjera të njëjta. Ata jetojnë në tre vendbanime që quhen Bamira, Balta dhe Humza janë fjalë që shihet qartë që janë shqipe”.
Salihaj thotë se të rinjtë në këtë vend në ditën e dasmës së tyre betohen në gjuhën shqipe duke thënë “Derisa të vdes, besa-besë”, për ta dëshmuar këtë ai e ka publikuar në rrjetin social Facebook videon.