Isa Mustafa: Po ngulfatemi nga stili “kush është më i forti”

Isa Mustafa: Po ngulfatemi nga stili “kush është më i forti”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka folur rreth zhvillimit ekonomik  dhe humbjen e vendeve të punës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se është lajm i keq që vetëm në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës.

“Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion. Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës. Përkundrazi”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se “në Kosovë, në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte”.

Ndërsa Mustafa ka theksuar se përderisa institucionet e Kosovës janë të preokupuar me politika populliste, në stilin “kush është më i fort” dhe “kush kujt”.

“Derisa institucionet e Kosovës janë të preokupuara me politika populliste, në stilin “kush është më i forti” dhe “kush kujtë”; kush po ndërton më shumë autostrada afër katundit dhe regjionit të vet e kush po shet më shumë tenderë, nuk ka qasje serioze dhe interesim për problemin jetik të të rinjëve. Papunësinë dhe punësimin e tyre. Koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don!”, ka përfunduar Mustafa. /Insajderi.com