Komuniteti RAE protestoi kundër martesave të hershme

Komuniteti RAE protestoi kundër martesave të hershme

Në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Romë pjesëtarë të këtij komuniteti së bashku me ata të komunitetit ashkali dhe egjiptian, kanë protestuar kundër fenomenit të martesave të hershme që është mjaftë prezent në këto komunitete.

Protestuesit përmes parullave “A ka dikush që më mbron mua”, “ Kush po përfiton nga martesa ime e hershme”, “Talent i Humbur” po kërkonin vetëdijësimin e prindërve dhe gjithë shoqërisë së martesa e hershme nuk janë të dobishme.

Zyrtari për Edukim në organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, Afrim Osmani tha se sot po protestojnë kundër një tradite të këtij komuniteti me qëllim që të rinjtë e tyre të kenë më shumë perspektiv në shoqëri.

Ai ka kërkuar më shumë përkrahje nga institucionet vendore në këtë drejtim.

Osmani: Protestojmë kundër traditës për martesa të hershme

“Me qëllim që ne të punojmë me inkluzioni e romëve dhe ashkalinjve, dhe sidomos në këtë rast të romëve dhe këtë aktivitet e kemi bërë kundër traditës që e kemi e ato janë martesat e hershme me qëllim që të punojmë në perspektivën e këtyre të rinjve, në inkuluzionin e tyre, në ngritjen e vetëdijes tek populli jonë romë vetëm me qëllim që të rinjtë tanë të kenë perspektiv shumë të mirë“, tha Osmani.

Një nga protestueset, Allabina Celic kërkoi që dikush t’i mbroj nga ky fenomen i cili po i mbyt ato. Celic ka kërkuar nga prindërit e tyre që ta respektojnë fëmijërinë e tyre dhe vendimet e tyre.

Celic: Kërkoj nga prindërit të na respektojnë të drejtën e fëmijërisë

“Duam të jetojmë plot jetë, dhe jo të brengosemi se në shtëpi na presin enët e palara dhe fëmijët duke qajtur…Ngutuni, na ndihmoni që të mos bëhet vonë.. në mënyrë që të kemi një perspektivë të mirë dhe një të ardhme çfarë e dëshirojmë…Andaj kërkojmë nga prindërit tonë të na respektojnë të drejtën e fëmijërisë dhe të dëshmojnë mirëkuptim ndaj nesh. Të respektojnë lirinë e të menduarit, të të shprehurit, dhe vendimet që marrim për jetët tona… Kërkojmë nga institucionet të mbrojnë të drejtën tonë në fëmijëri. Martesat e hershme nuk janë pjesë e traditës tonë dhe as pjesë e vendimeve tona. Ne të rinjtë e thamë tonën, ndërsa ju.. mos lejoni më që asnjë jetë e re rome të shuhet”, tha kjo e re.

Sujella Garip, një e re e këtij komuniteti, tha se është kundër martesave të hershme dhe se dëshira e saj është të shkollohet.

Ajo iu ka bërë thirrje shoqeve të saj që mos të martohen.

Garip: Jam kundër martesave të hershme

“Sot kam dal me protestua se jam kundër martesave të hershme, edhe po dua me u shkollua edhe me e krye fakultetin …Unë iu them të gjitha shoqeve të mija që mos me u martua ata mos me u martua ata herët se është ende herët me u martua..03’16 Po dua edhe unë me qenë e barabartë me çikat tjera”, tha Garip.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë Rome, traditave dhe kulturës ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rris ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet komunitetet Romë në të gjithë botën. Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Romë, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve Romë mbajtur në Prill të vitit 1971.