Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është kredibile për t’a rrëzuar Qeverinë Haradinaj, nëpërmjet rrugës pa e pastruar veten prej njerëzve të këqij.
Olluri ka përmendur një grup emrash, të cilët sipas tij e bëjnë VV si parti jo të duhur, për t’a sjellë ndryshimin në vend. Sipas, tij nuk mjafton vetëm rrëzimin i kësaj qeverie, duhet nënshtrim i vettingut ndaj secilës parti.
“Çka i duhet skenës politike më shumë se sa mu rrëzu një qeveri edhe me ardhë dy parti tjera, i duhet një vetting secilës partie, t’i hiqen mollët e prishtat”, ka thënë Olluri në T7, shkruan Insajderi.
Sipas tij është mirë që disa njerëz si Ajvaz Berisha, Irfan Daullxhiu, Agim Bahtiri, Sami Kurteshi, Smajl Kurteshi e Rexhep Selimi me qenë pjesë e VV-së.
Në anën tjetër, Zogiani nga Vetëvendosje ka thënë se Agim Bahtiri nuk është në Vetëvendosje, duke theksuar se Berisha e Daullxhiu nuk kanë pozita të rëndësishme në parti.
Olluri në anën tjetër ka kërkuar sqarim se përse, Bahtiri merr pjesë nëpër tubime të VV-së. Madje, ai ka kërkuar nga Zogiani që të t’i kërkojë Kurtit që të mos i jap hapësirë Agim Bahtirit.
Si në PDK në AAK, VV, LDK ka nevojë për njerëz të rinj, njerëz që nuk janë të përfshirë nëpër afera korruptive ka thënë Olluri./Insajderi.com