Ministri serb në Kosovë i quan shqiptarët terroristë e masakrën e Reçakut trillim

Ministri serb në Kosovë i quan shqiptarët terroristë e masakrën e Reçakut trillim

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq, e ka ndjekur rrugën e ish-zëvëndësministres, Vesna Mikiq.

Në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, Teodosijeviq ka bërë një deklaratë diskrikiminuese dhe turpëruese, pikërisht si bashkombësja e tij, Mikiq.

Ministri nuk ka ngurruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e ka quajtur të trilluar.

“Shkak për agresionin në vendin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi, Reçaku i trilluar, dhe ishin pikërisht ata, shqiptarët terroristë, të cilët e kanë trilluar gjithë këtë, kanë kryer krimet më të rënda në Kosovë e Metohi për të cilat deri në ditën e sotme askush nuk është përgjigjur. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, vranë serbë të mirë shtëpiakë dhe policë në vendet e tyre të punës. Prirjen e tyre përgjak e vazhduan edhe gjatë agresionit dhe pas të ashtuquajturit misionit paqësor në Kosovë e Metohi”, ka thënë Todosijeviq gjatë një tubimi në Zveçan për të shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, deklaratë të cilën e ka transmetuar Zëri i Amerikës, edicioni në gjuhën serbe.

Për një deklaratë të ngjashme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte shkarkuar zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq.

Ajo, ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë e kishte quajtur “agresion”, dhe vetëm pak kohë pas kësaj deklarate, Haradinaj mori vendimin për shkarkimin e saj.

Kujtojmë se më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Shikoni, gjithashtu dokumentarin “Paqe pa drejtës” të realizuar nga InDoks në lidhje me masakrat në Kosovës të kryera nga serbët, përfshirë edhe atë të Reçakut: