U akuzua se botoi libër që frymëzoi ISIS-in, imami Enes Goga reagon ndaj kolegut në lidhje direkte

U akuzua se botoi libër që frymëzoi ISIS-in, imami Enes Goga reagon ndaj kolegut në lidhje direkte

Kreu i Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga ka paralajmëruar padi ndaj imamit të suspenduar të BIK-ut, Drilon Gashi, pasi Gashi akuzoi kryeimamin e Pejës për frymëzim të ISIS-it përmes një libri të botuar disa vite më parë.

Goga, i cili në një lidhje direkte me studion e emisionit Pressing në T7, tha se Gashi është imam egocentrik dhe se do ta padisë atë për shpifje.

“Do të ngris padi për këto shpifje të mëdha që po i bën zotriu”, ka thënë Goga në një lidhje direkte përmes telefonit me emisionin Pressing në T7. “Sa i përket akuzave të tij, unë nesër do t’i drejtohem gjykatës”.

Goga ka treguar pse është suspenduar imami Gashi nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Zotriu në fjalë nëpërmjet interpretimeve të tij në rrjetet sociale ka dalë nga fryma e Ku’uranit. Është në disharmoni të plotë me shpjegimet e profetit”, ka thënë Goga. “Ju them me kompetencë të plotë, se frymën të cilën e ka plasu zotëriu, është një frymë e cila asnjëherë nuk është shprëfaqur nga imamët e nderuar”. /Insajderi.com