Tre persona janë të lënduar njëri prej tyre rëndë nga aksidenti që ka ndodhur në hyrje të Gjakovës.
Albin Sahatçiu, komandant i Policisë së Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë ka thënë për Gazetën Insajderi se aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës e cila qarkullonte në drejtim të Prizrenit, ai gjithashtu tha se në aksident janë të përfshira dy vetura njëra është me targa të Shqipërisë.
” Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Gjakovë -Prizren , tek fabrika “Metaliku” me lëndime të rënda trupore dhe dëme materiale të konsiderushme, tre persona janë të lëndruar njëri nga personat është lënduar rëndë është dërguar në QKUK Prishtinë , drejtuesi i makinës që dyshohet se ishte shkaktari i aksidentit”, ka thënë Sahatçiu.