Gjakovë: Djali rrah nënën e tij

Gjakovë: Djali rrah nënën e tij

Mbrëmë rreth orës 19:00 është raportuar për një rast dhune në familje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në komunën e Gjakovës ku një grua dyshohet të jetë sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Policia e rajonit të Gjakovës i ka rrëfyer Insajderit për rastin, ku sipas tyre, viktima ishte sulmuar nga djali i saj përderisa vajza e viktimës dhe gruaja e djalit të viktimës, kanë qenë duke u zënë-rrahur në mes vete.

Viktima ka ndërhyrë për të ndërprerë konfliktin me ç’rast i dyshuari (djali i saj) e kishte sulmuar fizikisht dhe ka pësuar lëndime të lehta në dorën e majtē.

“Viktima është intervistuar në prezencën e mbrojtësit të viktimave ndërsa personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërsa dy të dyshuarat të involvuara në rastm janë liruar në procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e policisë, Lirije Podrimja .

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor Gjakovë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.