Haradinaj për ikjen e të rinjve: Shyqyr që po gjejnë vende pune në Gjermani apo diku tjetër

Haradinaj për ikjen e të rinjve: Shyqyr që po gjejnë vende pune në Gjermani apo diku tjetër

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka mundur të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve nga Kosova, dhe këtë mungesë e ka arsyetuar gjatë një konference me gazetarë.

“Për fat të keq isha në detyra që s’mujta me iu bashku po edhe nuk ishte interpelancë, ishte seancë, por megjithatë them se cdo rekomandim që del do ta respektojmë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është përballur me pyetje të gazetarëve pikërisht për ikjen e të rinjëve nga Kosova. Njëra nga to ishte edhe ajo se “si ndjehet kryeministri kur sheh pamjet e fundit të të rinjëve para ambasadave?”

“Për ata që s’kanë një vend pune këtu, e gjejnë në Austri, Gjermani apo Zvicër, ajo është një zgjidhje. Është shqetësuese, ato pamje janë shqetësuese, por ato pamje nuk janë veç të sotit, ne jetojmë me realitetet tona, realiteti jonë është që s’mund ta akumulojmë menjëherë gjithë këtë papunësi që kemi. Si qeveri, si institucione e kemi për detyrë të ndërmarrim masa për zbutjen e kësaj gjendje.  Këto pamjet para ambasadave kështu i kemi këto pamje, qe 10 vjet çdo ditë në mëngjes para ambasadës i kam pa njerëzit në Dragodan.  Ai që e gjenë një vend pune në Gjermai, ai gëzohet, edhe familja e tij gëzohet. Shyqyr ata që s’kanë një vend pune këtu, po gjajnë vende pune në Gjermani apo diku tjetër. Keq që nuk është këtu. Mungon një person në ekonominë e vendit dhe dami është i madh fatkeqësisht”, ka thënë Haradinaj.